Kamenicë

Është ndarë nga jeta profesori Fehmi Kastrati

Është ndarë nga jeta profesori Fehmi Kastrati, i cili gjatë karrierës së tij ka qenë edhe drejtor e këshilltar komunal në Kamenicë.

Njoftimin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët.

Fehmi Kastrati ka punuar si profesor i kimisë në Gjimnazin “Ismail Qemali” në Hogosht.

Ai ka qenë edhe aktivist politik, pastaj drejtor i Shëndetësisë në qeverisjen e LDK-së, drejtor i Shkolles së mesme Teknike “Andrea Durrësaku”, drejtor i shkollës fillore “Avni Rrustemi” në Karaçevë të Epërme.

Mbi të gjitha, ai ishte një njeri i mirë dhe i dashur në rrethin familjar e shoqëror.  /Mediafokus

You Might Also Like