Kamenicë

Komuna e Kamenicës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me organizatën ‘’Advancing Together’’

Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, së bashku me Nënkryetaren për Komunitete, Aleksandra Jovanovic, si dhe Drejtorin e Arsimit , Afrim Dërvishi, kanë pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv të organizatës ‘’Advancing Together’’, Bashkim Ibishi, dhe përfaqësues të tjerë nga UNMIK-u, ku kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.
Qëllimi i këtij memorandumi është bashkëpunimi për zbatimin e Projektit ‘’ Bëhu Partneri Im për Mirëqenie- faza 2’’2023/2024, të financuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë-UNMIK, për fuqizimin e komuniteteve lokale, duke kontribuar kështu në hartimin, zbatimin, dhe monitorimin e planeve dhe projekteve në lidhje me komunitetet.

You Might Also Like