Sherif Haki Sherifi, u lind më 19 shtator 1952 në fshatin Qarr të Bujanocit.Shkollën fillore e filloi në vendlindje, për ta pěrfunduar në shkollat e fshatrave Miresh (ish-Dobërçan), Pogragjë dhe Gjilan, ndërsa shkollën e Mesme e kreu në Gjilan në vitin 1974. Studimet i vazhdoi në Fakultetin e Ndërtimtarisë të Universitetit të Prishtinë, por u detyrua t’i ndërpres për shkak mungesë së kushteve të shkollimit.
Në kujtim të vendlindjes-Qarrit, që kishte një histori të bujshme, që krijoi lavdin e luftës së njohur të Qarrit në përfundim të luftë së dytë botërore, në frymëzim të dajës Fazi Ramadani, e Ilmi Ramadani, dhe bashkëveprimtar, e luftëtar të kohës si Lam Breznica, Sylë Zarbica, të Malësisë së Bujanocit,por edhe bashkëveprimtar i heronjëve e dëshmorëve Rexhep Malaj, Nuhi Berisha, Metush Krasniqi, Kadri Zeka, etj
Në vitet 1981 dhe 1982 detyrohet të emigrojë në Zvicër e Gjermani për t’i ikur arrestimit. Për aktivitetet e tija atdhetare i bie në gjurmë UDB-ja. Disa herë arrestohet, burgoset, largohet nga puna dhe kërcënohet me burgim.
Pas kthimit nga jashtë, kthehet sërish në Dardanë në vitin 1985, kurse me daljen e UÇK-së ai u paraqit në Komandën e ZOK-ut nga edhe mori detyra ushtarake të njësiteve lokale nẽ fshatrat e këtyre trevave.
Babai i Sherif Haki SHERIFIT, ishte Hakiu dhe Nëna Fetije (tani të ndjerë të dy), edhe ka edhe 3 Vëllezër, Sadriu (tani i ndjerë), Sabriu dhe Sejdullahu, kurse Motrat e Sherifit janë, Hanumshahja, Rafetja dhe Azbija.
Sherif Haki SHERIFI, rrjedha nga një familje e njohur patriotike me taban Kombëtar, ku Fazli Ramadanin e kishte dajë (Sherifi e kishte vëlla të Nënës), për të vazhduar më tej se Dëshmorin e Kombit, Sylë Zarbica ishte babai i nuses së dajës (Selman SELKUT, babait të Ilmi Ramadani, (1953-2025),nga fshati Novosellë e Epërme Komuna e Bujanocit, Luftëtëtarë i Lirisë e veprimtar i çështjesë Kombëtare.
Krijimtaria e Sherif Haki SHERIFIT
Baca Sherif, është autor i librit si një vepër kujtimesh, kushtuar Heroit Kombëtarë Rexhep Malaj, me titull ’’NË KUJTIMET E MIA’’, botuar në vitin 2023. Kjo është një vepër realiste, kronologjike e biografike për heroin e popullit ton, meqë autori njihej që në moshën e rinisë me Rexhep Malaj, prandaj libri është shumë i veçantë dhe i rrallë, libri përfshin, idealet e luftëtarit që kishte objektiva madhore Kombëtare, për kauzën ton të drejtë Kombëtare.
Sherif Haki Sherifi, shkruan për njohjen me Rexhep Malaj, dhe dromca kujtimesh nga koha e studimeve, për fillet e rebelimit, për aksionet e para, për demonstratat më 27 nëntori të vitit 1968, të organizuara dhe mbajtur në qendrën e Gjilanit, leximin dhe shpërndarjen e literaturës, për të vazhduar më tej mbi Rexhep Malaj, fillimin si Mësues në fshatin Marec, mbi arrestimet e vitit 1975, dalja nga burgu dhe kthimi në familje, dhe rënia heroike dhe ceremonia e varrimit të dy viganëve të luftës çlirimtare që sakrifikuan gjithçka për Liri e bashkim Kombëtarë.
Baca Sherif, autori i këtij libri, përveqë kësaj është marrë aktivisht dhe që ka grumbulluar shendime, të dhëna, ka marr deklarata gojore e deklarata me shkrim, mbi ngjarahe e para luftës, gjatë luftë dhe pas luftë së II-të botërore, lidhur me luftën e Qarrit dhe është autori i hulumtimi të publikuar, me titull ’’Fazli Ramadani (1921-1994), Luftëtar i njohur dhe patriot në Malësinë e Bujanocit’’.
Sherif Haki SHERIFI, është marrë me shkrime, ndërsa ky është libri i tij i parë. Ai tani është i pensionuar dhe jeton me familjen e tij në fshatin Petrit të Dardanës.
Baca Sherif, edhe në këtë moshë, vazhdon të krijon, por mbi të gjitha inciativën e kahmotshme, për ngritjen një pllake përkujtimore në Qarr, kushtuar luftës së Qarrit, i mbetët prioritet, synim si një projekt Kombatarë , kështu është në kërkimin e gjetjes së një mundësie për organizim të vendosjes dhe financim të kësaj PLLAKE, që do të mbetët gjurmë e hisorisë së lavdishme, jo vetëm e Qarrit e Malësisë së Bujanocit, por edhe më gjërë.
Veprimtarit dhe autor të librit, i dëshirojm shëndet dhe krijime tjera të reja.
Autor i këtij shkrimi është Refik Hasani.
*Shenimet dhe të dhënat e publikuara jan marrë nga shenimet e afruara nga veprimtari dhe autori i librit Sherif Haki SHERIFI, nga Qarri i Bujanocit, ku me miratimin e tij paraprakisht edhe jan lejuar të publikohen.
**Sherif Haki SHERIFI, autori i hulumtimi të publikuar, me titull ’’Fazli Ramadani (1921-1994), Luftëtar i njohur dhe patriot në Malësinë e Bujanocit’’, vegza: https://www.zemrashqiptare.net/neës/19196/sherif-sherifi-fazli-ramadani-1921-1994-luftetar-i-njohur-dhe-patriot-ne-malesine-e-bujanocit.html