Gjilan

Vërnakolla fshat pa banorë

Shtëpi të vjetra, të ndërtuara në shekullin e kaluar, por edhe shtëpi të reja që ishin nisur të ndërtohen, tashti kanë ngelur në gjysmë dhe kanë mbetur ashtu, ngase banorët i lanë shtëpitë, sikurse që lanë dhe kishën në qendër të fshatit, e cila është objekti më i dallueshëm në fshat.

Në Vërnakollë të Vitisë, fshat në Malësinë e Karadakut, nuk mund të kalosh hap e të mos shohësh pemë, të cilat janë përplot me fryte.  Të gjitha këto të mira që i sjell ky fshat, sikurse edhe bukurinë që sjellin stinët e vitit në këto anë nuk ka kush t’i shijojë, ngase ky fshat gati është zbrazur tërësisht.

Vërnakolla, fshat i tipit të shpërndarë, qëndron në mes të fshatrave të tjera, Stubllës e Letnicës, por për dallim nga to, ky fshat është gati tërësisht i boshatisur. Qetësinë në këtë fshat e prish ndonjë lehje qeni a zë bagëtie, kurse banorët që ky fshat i kishte dikur nuk janë më aty.

Shtëpi të vjetra, të ndërtuara në shekullin e kaluar, por edhe shtëpi të reja që ishin nisur të ndërtohen, tashti kanë ngelur në gjysmë dhe kanë mbetur ashtu, ngase banorët i lanë shtëpitë, sikurse që lanë dhe kishën në qendër të fshatit, e cila është objekti më i dallueshëm në fshat.

Fshati i ka të gjitha të mirat, por nuk ka banorë, të cilët kanë nisur të largohen prej aty kaherë, por më në numër në fillim të viteve të nëntëdhjeta, në kohën kur kishte plasur lufta në Kroaci. Ky trend i largimit të banorëve ka vazhduar edhe më pas dhe pas tyre u larguan edhe shqiptarët e tashti i tërë fshati është mbetur i shkretë, pa banorë, e vizitorë mbeten meshtarë që përkujdesen për kishën, apo edhe barinj nga fshatrat tjera, të cilët shfrytëzojnë kullotat e këtij fshati. Disa nga shtëpitë edhe janë dëmtuar

Një bari, me qindra dele, i ardhur nga fshati Buzovik, thotë se në këtë fshat qëndron gjatë tërë verës, ngase këtu ka kullosa të mira. Ai thotë se është vendosur në një shtëpi, e cila ofron kushte të mira për banim, por ka ehe hapësirë të mjaftueshme ku i mban delet. Sipas bariut, është mëkat që banorët e kanë lëshuar fshatin, ngase këtu ka kushte të mira për zhvillimin e bujqësisë e të blegtorisë, por edhe për kultivimin e pemëve. Ai fton banorët që të kthehen, ngase më mirë se këtu vështirë se mund ta gjejnë dikund.

You Might Also Like