Gjilan

Kryetari Hyseni: Krenar për idetë inovative të të rinjve, do të vazhdojmë me përkrahje të parezervë ndaj tyre

Gjilan, 15 shkurt 2023 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë pjesë në eventin  përmbyllës të mbështetur nga Unicef Kosovo Programme dhe IPKO Foundation  për pesë YLP – Youth Leadership Program, të cilët kanë përfunduar me sukses projektet e tyre gjatë periudhës 3 mujore.

Kryetari Hyseni është shprehur të jetë krenar për idetë inovative të të rinjve tanë.

“Krenar për idetë inovative të të rinjve tanë. Ne do të vazhdojmë me përkrahje të parezervë për të rinjtë që me entuziazëm të lartë po kontribuojnë në zhvillimin e vendit”, ka thënë ai.​

You Might Also Like