Viti

Vitia do të kenë qasje në autostradë

Vitia do të ketë qasje në autostradën “Arbën Xhaferi” përmes fshatit Gërlicë.

Kështu ka premtuar Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në një takim që ka pasur me kryetarin e Vitisë, Sokol Haliti.

Lekaj tha se implementimi i projektit për lidhjen e Vitisë me autostradën duhet të nis nga mesi i shtatorit.

“Ne do të implementojmë kërkesën e qytetarëve, e cila do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik të Vitisë, por edhe në mos shpërnguljen e qytetarëve të këtij qyteti”, ka thënë Lekaj, raporton TV Arta.

Në njoftimin e dërguar për media nuk është treguar se a do të ndahen mjete të tjera për të realizuar projektin.

Javën e kaluar, Qeveria ka ndarë 53 milionë euro shtesë për “Bechtel Enkën” për autostradën për në Shkup.

You Might Also Like