Vrasja enigmatike 78- vjeçare – Si u vra Halil Sinan Ismajli nga serbët në vitin 1944?
Atdheu gjithmonë ka nevojë për patriotizmin e bijve të tij në çdo kohë.
Patriotizmi nuk ka afat dhe periudhë të caktuara, patriotizmi është vetëm dashuri për tokë e vëllezër, nga gjuha e tradita, patriotizmi është dashuri që forcohet me anë të përpjekjes dhe nuk bëhet vegël e përdorshme në dëm të kombit të tij.
Për Ballin Kombëtar dhe njerëzit e “ilegalitetit”, patriotizmi e atdheu ishin jo vetëm vendlindja, krahina apo komuna – por ishte tërësia e gjithë tokave shqiptare, pa marrë parasysh kufijtë administrativë ose kufijtë politik.
Një patriot si shumë patriot tjerë ishte edhe Halil Sinan Ismajli nga Kopërrnica e Kamenicës, i cili kishte lindur në vitin 1900.
Halili vinte nga një familje patriotike atdhedashëse, ishte fëmija i tretë nga pesë vëllezërit e tij të cilët ishin trim mbi trima: Rexhepi, Sadiku, Limoni, Asllani e Shukriu.
Halili shumë herët në moshën e tij rinore ishte deklaruar – “Çdo shqiptarë nuk do të ndalet në asnjë moment me përpjekjet e tyre për të çliruar atdheun nga okupatori i xhandarmërisë Serbe”.
Halil Sinan Ismajli ishte haptas kundër komunizmit serbo-sllavë, ashtu
siç ishin edhe vëllezërit e tij, të cilët në asnjë moment nuk u ndalën për të
mirën e shqiptareve në kohërat kur çetat, brigadat e batalionet serbo-malazeze po bënin kërdi mbi popullatën e pa mbrojtur shqiptare, ku pushkatoheshin, digjeshin e me dhunë i largonin nga vatrat e tyre për tu mos u kthyer më.
Por, partia komuniste filluan ti quanin, njerëzit e “ilegalitetit” e aktivistët – “shovinistë”, për këtë bindje shumë prej tyre u pushkatuan u likuiduan e ju masakruan edhe familjet e tyre.
Rrugën që e përcaktoi, Halil Sinan Ismajli, në mbrojtje të atdheut dhe të
familjes së tij ishte shumë e vështirë, por shpirti dhe dashuria ndaj flamurit “kuq e zi”, i doli shumë herë zot ta mposhtë të keqën që ju bëhej shqiptarëve.
Halili ishte betuar se nuk do ta kursente veten e as pesë fëmijët e tij të cilët i kishte të moshës fëmijërore: Ismajlin (Malushin), Mustafën, Selverin dhe dy vajzat e tij Vaiden dhe Rahimen, kjo e fundit lind pas vrasjes së Halilit në vitin 1944.
Këtë trimëri të rrallë që e kishte Halil Sinan ismajli nga Kopërrnica, nuk kishte mbetur pa u vërejtur nga ana e komunistëve e nga Serbët e fshatrave për rreth siç ishin Kostadinca, Kolloleqi, Stralica e fshatërat tjera.
Halil Sinan Ismajli i frymëzuar nga babai i tij Sinani e vëllezërit e tij, ishte betuar se në asnjë moment nuk do të lë të qetë serbo-malazezët gjerë sa të jenë të lirë kombi Shqiptarë, dhe këtë betim ai e mbajti deri në vitin 1944, kur serbët e fshatit Kolloleq në dimrin e acartë e vrasin në mënyrë tinëzare.
Vrasja e Halil Sinan Ismajlit për vëllezërit e tij ishte një goditje e madhe, por edhe një krenari në familjen Ismajli.
Trupi i Halilit nuk gjendej askund edhe pse vëllezërit e tij me të gjitha forcat kërkonin në çdo luginë e kodrinë, në çdo përrua e pyll, por kërkimin e vështirë e bënte edhe dëbora e cila kishte arritur trashësinë mbi 80 cm.
Pas një muajsh kërkimi për kufomën e Halilit, vëllezërit e Halilit- Sadiku e Shukriu,gjatë kërkimit në një përrua afër fshatit Kolloleqi banuar nga Serbët ndalet për të pushuar së kërkuari dhe kishin nevojë për të pirë ujë, Sadiku me duar e largon dëborën e akullin në përroskën e ngrirë duke kërkuar të pinë ujë dhe aty sheh kokën e një kufome, duke e shpalosur dëborën e akullin e madh në këtë përroskë dalëngadalë vëren se ai ishte vëllai i tij, Halili.
Me vrasjen e Halil Sinan Ismajlit, familja Ismajli kishte humbur një njeri trim i cili në asnjë moment nuk ju tremb as mbretërisë Serbe e as Komunistëve, por ju doli ballë për ballë për të ra në altarin e lirisë.
Halili pas vete la gruan me pesë fëmijë për të cilët u përkujdesën vëllezërit e tij, e posaçërisht barrën kryesore e mori vëllai më i vogli Shukriu.
Sot pas 78 vitesh nga ndarja e Halil Sinan Ismajlit, i cili luftoi për kauzën shqiptare, po jetësohet dalëngadalë ëndrra e tij – Kosova ka fituar pavarësinë e kufijtë me Shqipërinë janë vetëm kufij natyral.
Edhe pas 23 vitesh pavarësi të Shtetit të Kosovës, Komuna e Kamenicës e cila ka emëruar rrugë e institucione të ndryshme me emra të ndryshëm – të merituar e të pamerituar, nuk ju ra ndërmend apo nuk ishin të informuar dhe nuk e panë të rrugës që emri i Halil Sinan Ismajlit të jetë në mesin e meritorëve të çështjes së kombit Shqiptarë dhe të pagëzohen rrugët apo ndonjë institucion me emrin
e këtij kolosi, i cili u vra që një ditë ne të gëzojmë lirinë e shtrejt të cilën e lamë me shekuj me gjakun e njomë.
Të vetmen mirënjohje që e morën nipërit e Halil Sinan Ismajlit, për gjyshin e tyre ishte në vitin 2013 nga Partia Balli Kombëtar, ku kryetari i kësaj partie, Selmon Berisha ndau mirënjohje “Post Mortum”, duke e ndarë këtë mirënjohje, në shenjë respekti për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës dhe mbrojtjen e nacionalizmit mes Shqiptarëve.
Fshati Kopërrnicë e Komuna e Kamenicës duhet të jenë krenar që në mesin e saj ka pasur një qytetar që në asnjë moment nuk i’u tremb syri ndaj forcave komuniste çetnike për të mirën e lirisë, por dora tinëzare e armikut shekullor e ‘shuan’ Halil Sinan Ismajlin në moshën 44- vjeçare.
Me qëllim të zbardhjes së këtij rasti është kërkuar në arkivat në Kamenicë, Gjilan e Prishtinë, por nuk kemi hasur në asnjë dokument pasi që forcat serbe në luftën e fundit të Kosovës i kanë zhdukur ato, duke mbuluar krimet ndaj popullatës shqiptare.