Shëndeti

Kryetari Hyseni: Riorganizimi strukturor i Qendrave të Shërbimeve Shëndetësore në Gjilan do të sjellë shërbime më cilësore dhe korrekte për të gjithë bashkëqytetarët në nevojë 

Kryetari Hyseni: Riorganizimi strukturor i Qendrave të Shërbimeve Shëndetësore në Gjilan do të sjellë shërbime më cilësore dhe korrekte për të gjithë bashkëqytetarët në nevojë  

Gjilan, 21 dhjetor 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Aurorë Osmani, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi”, ku përpos prezantimit të raportit 11 mujor të shërbimeve shëndetësore, u njoftuan për së afërmi me punën dhe angazhimin e gjithë stafit shëndetësor.

Kryetari Hyseni ka thënë me këtë rast se riorganizimi strukturor i Qendrave të Shërbimeve Shëndetësore në komunën e Gjilanit do të sjellë shërbime më cilësore dhe korrekte për të gjithë bashkëqytetarët në nevojë.

“Duke i kushtuar kujdes të veçantë shëndetit të pacientëve të cilët marrin shërbime të përditshme në këto qendra, bashkë me udhëheqësit diskutuam për nevojat e QKMF-së, QMF-ve dhe AMF-ve në komunën e Gjilanit, ku u dakorduam për riorganizimin e brendshëm strukturor, ndryshim i cili do të sjellë shërbime më cilësore dhe korrekte për të gjithë bashkëqytetarët në nevojë”, ka thënë kryetari Hyseni.​

You Might Also Like