Sporte të tjera

Ariola Ajvazi e treta në Kampionatin e Gjimnastikës Artistike

Në Prishtinë është mbajtur Kampionati i Gjimnastikës Artistike për Femra, kampionat në të cilin ka marrë pjesë edhe Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema”. Ky ekip është përfaqësuar me katër gjimnaste, Lorena Idrizi, Ariola Avazi, Ema Bilalli dhe Gresa Bilalli. Nga ky kampionat vlen të ceket suksesi i gjimnastes Ariola Ajvazi, e cila është radhitur e treta në disiplinën parter në kategorinë e juniorëve. Edhe garueset Lorena Idrizi e Gresa Bilalli u renditen në dhjetëshen e parë për kategorinë e pioniereve në disiplinën parter.

Trajneri i Gjimnastikës, Hazir Alidema është ndarë shumë i kënaqur me suksesin e arritur në këto gara, aq më tepër që klubi që e drejton ai po përballet me kushte e vështirësi nga më të ndryshmet. Ai thotë se më tepër se 80 përqind e mjeteve për gjimnastikë u mungojnë, andaj do të ishte mirë që këtij klubi të vyeshëm t’i dilet në ndihmë, ngase me sukseset që kanë treguar ata e meritojnë një gjë të tillë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like