Gjilan

VV vizituan Bashkësinë Islame

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan Nevzad Isufi, i shoqëruar nga anëtarë të kryesisë dhe aktivistë, kanë vizituar të marten Bashkësinë Islame, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Kryetari Isufi ka uruar të jenë pranuar lutjet e agjëruesve të Ramazanit, ndërsa ka thënë se muaji i shenjtë i Ramazanit, të mos jetë i vetmi muaj i solidaritetit dhe mirësisë për njëri-tjetrin, por të tillë të jemi gjithmonë.

Ai ka uruar të gjithë qytetarët e Gjilanit për festën e madhe të Bajramit, duke i dëshiruar mirësi dhe harmoni në familjet e tyre, ndërsa ka thënë se e kanë obligim që bashkarisht të ndërtojnë një të ardhme të mirëfilltë për të gjithë.

You Might Also Like