Viti

Fabrika e bukës dhe e pjekurinave “Sheki” ka shpërndarë bukë për rreth 100 familje skamnore të komunës së Vitisë

 

Sikur edhe viteve të mëparshme edhe kësaj radhe  Fabrika e bukës dhe e pjekurinave “Sheki” nga Prishtina dhe Pozharani, ka vazhduar të ndihmojë një numër të konsiderueshëm të familjeve skamnore të komunës së Vitisë me shpërndarjen e Një sasie të bukës e cila është shpërnda përmes SHBH””Nënë Tereza” Zyra Rajonale në Viti.

 

Siç u njoftuam nga zyrtari i kësaj zyre Halit Alidema, sot kjo shoqatë me rastin e Festës së Fitër Bajramit, ka shpërndarë mbi 800 bukë  për rreth 100 familje skamnore e të cilat i ka dhuruar Fabrika e bukës “Sheki” me rastin e Festës së Fitër Bajramit. Ndarja e kësaj sasie të bukës është një ndihmë mbase simbolike për këto familje por që kanë një rëndësi për familjet të cilat kanë marrë nga 4 deri në 6 bukë varësisht nga anëtarët e familjes që kanë”, ka thënë Alidema.

Kurse menaxheri i kësaj fabrike Shefki Ostërgllava kë thënë se edhe në të ardhmen ata do të ndihmojnë skamnorët me bukë.  Aziz Zuka

You Might Also Like