Sportet luftarake

Agim Latifi zgjidhet nënkryetar i Federatës së Boksit të Kosovës

Federata e Boksit e Kosovës zgjedhë kryesinë e re
Në mbledhjen e Kuvendit Zgjedhor dhe te punes kryetar është zgjedhur Enver Krasniqi ndërsa nënkryetar Agim Latifi.
***
Federata e Boksit e Kosovës ka mbajtur Kuvendin e rregullt të punës dhe zgjedhor me c’rast ka zgjedhur kryesinë e re.
Me pjesëmarrjen e 22 klubeve me gjithsej 44 delegatë, dhe tre delegatë tjerë që vinin nga radhët e shoqatave respektabile, ajo e gjyqtarëve, trajnerëve dhe delegatëve, me gjithsej 47 pjesëmarrës me të drejtë vote, Kuvendi ka zgjedhur kryetar Enver Krasniqin, ndërsa nënkryetar Agim Latifi.
***
Lajmin e ka konfirmuar vet nënkryetari i sapozgjedhur Agim Latifi, i cili enkas për Tv Gjilani – News ka potencuar se synim parësor i kësaj kryesie është që të vazhdoj me avancimin e mëtejmë të boksit dhe përfaqësimin sa më dinjitoz e sa më të madh në arenën ndërkombëtare, për ta ngritur atë në nivelin e dikurshëm kur boksi dhe boksierët Kosovarë shkëlqenin në arenën ndërkombëtare, madje me përfaqësim dinjitoz edhe në Lojëra Olimpike!
***
Vlenë të theksohet se procesi zgjedhor i kryesisë së re ka kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe është vëzhguar nga afër edhe nga sekretari i komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) z. Shasivar Haxhiaj.

You Might Also Like