Viti

Ardhja e mërgimtarëve në pushime  ringjall jetën në Viti dhe Pozharan

 

Ardhja e mërgimtarëve nga komuna e Vitisë  për të shfrytëzuar pushimet e tyre në gjirin familjar,  çdo vit po e ringjallin jetën në këtë komunë .Kështu është  edhe këto ditë  e ringjallur qendra komunale Vitia por edhe lokaliteti më i madh në këtë komuna Pozharani, por edhe në mjediset tjera ku vërehet një gjallëri e theksuar karshi muajve të kaluar. Stina e verës bën që Vitia çdo vit të jetë e mbushur me gëzime, festa e aktivitete të ndryshme familjare e sociale, fal gjallërisë që sjellë ardhja e mërgimtarëve për pushime në vendlindje.

 
Është e ditur se një numër i madh i banorëve  të këtij rajoni, jetojnë në shtetet perëndimore, dhe ardhja e tyre gjatë verës rikthen jetën në këtë pjesë të Kosovës dhe gjatë muajve të verës është shpresë për tregtarët dhe bizneset e ndryshme në këtë komunë.
E ardhja e mërgimtarëve, ka shtuar edhe qarkullimin e automjeteve nëpër rrugët e qytetit. Gjatë kohës sa janë mërgimtarët në Kosovë, qarkullimi financiar në të gjithë operatorët ekonomik rritet çdo vit, kjo pasi Vitia ka një mërgatë shumë të fuqishme, potenciali i së cilës shprehet në sfera të ndryshme të jetës. Sipas një statistike aprosimatike komuna e Vitisë po del të jetë njëra ndër komunat me numrin më të madh të mërgimtarëve. Sipas disa të dhënave, thuhet se gati gjysma e popullatës  e komunës së Vitisë është në botën e jashtme, ku ta xëmë vetëm në Gjenevë janë rreth 16 mijë qytetarë dhe japin kontribut të madh në zhvillimet socio ekonomike. Kështu Stublla e Epërme,Pozharani ,Smira dhe dy Sllatinat  llogaritet të janë vendbanimet me më së  së shumti mërgimtar, dhe që kontribuojnë në zhvillimin e këtyre  fshati.

Gjatë një bisede që zhvilluam me disa nga mërgimtarët ata thonë  se gjatë gjithë vitit kursejnë para, në mënyrë që të shpenzojnë për pushimet. Ata thonë se mesatarisht këtu gjatë qëndrimit në pushime harxhojnë deri në 4 mijë euro. E  përveç shpenzimeve që mërgimtarët bëjnë për pushime, numri më i madh i tyre gjatë tërë vitit dërgojnë mjete për familjarët.

Sipas bizneseve, ekonomia e kësaj komune në një shkallë të madhe është e varur nga remitencat dhe diaspora, bashkatdhetarët vazhdojnë të jenë ndër investitorët kryesor në familjet vitiase dhe jo vetëm.

Sipas të dhënave zyrtare, shuma e mjeteve të dërgesave të emigrantëve kosovarë që çdo vit hyjnë në Kosovë është rreth 600 milionë euro. Tashmë në rrugët dhe fshatrat e Vitisë, janë vendosur pankarta të mëdha me mbishkrimet “Mirë se vini mërgimtarë!” dhe gjatë qëndrimit të tyre si ne nivelin komunal ashtu edhe në mjediset tjera ku jetojnë ata do të organizohen takime me ta por edhe do të ketë edhe  aktivitet të ndryshme festive dhe kulturore në qytet organizuar nga Komuna e Vitisë dhe në fshatra nga vetë banorët me mërgatën.

E veçori e mërgatës vitiase është bashkimi i tyre përmes shoqatës humanitare “Vitia”, me seli në Gjenevë të Zvicrës, apo edhe ne shtetet tjera si ne Gjermani  etj E një nga shoqatat e para e më aktivja padyshim është Shoqata humanitare ”Vitia”, adresë kjo e cila ka qenë derë e hapur për shumë aktivitete humanitare në Viti me rrethinë. Shoqata “Vitia”  së cilës i prinë humanisti dhe atdhetari Xhavit Islami, është një shembull i mirë i humanizmit dhe dashurisë për atdheun.

Ndërsa, sipas disa të dhënave tjera, janë rreth 700 mijë kosovarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, shumica prej tyre në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E këto ditë përkatësisht me 1 dhe 2 Gusht falë angazhimit të kryetarit të komunës Sokol Halitit dhe stafit të tij në Viti, do të organizohet aktiviteti kulturor e sportive “Ditët e Diasporës”. Aziz Zuka

 

 

 

You Might Also Like