Sportet me dorë

Basketbollisti Arian Mehmeti kthehet në folenë e vjetër?

Basketbollisti Arian Mehmeti ka përfunduar aventurën e tij tek Sigal Prishtina dhe është rikthyer në folenë e vjetër, tek RC Cola Drita.

Gazeta online topsporti.com ka shkruar se pritet që në ditët në vijim, më saktësisht këtë të premte, Arian Mehmeti të nënshkruaj për RC Cola Drita.

Arian Mehmeti përpos Dritës e Sigal Prishtinës, ka luajtur edhe për Trepçën, Lipjanin e ndonjë ekip tjetër, por tashti si duket ka vendosur të rikthehet te RC Cola Drita, ekip që mëton të kthehet në Superligën e Kosovës në Basketboll.

Për momentin RC Cola Drita ndodhet në pozitën e dytë në tabelë, me tetë fitore dhe një humbje.

You Might Also Like