Futboll

Dështon edhe Gjilani, eliminohet nga kupa

 

Gjilani – Vushtrria 0-1

*Vushtrria është gjysmëfinalisti i tretë i DigitAlb Kupës së Kosovës.

-Mbyllet ndeshja!
90+2′ KARTON I KUQ! Betim Haxhimusa ndëshkohet me karton të kuq në minutën e dytë shtesë për shkak të protestave.
86′ Hasan Hyseni (Gjil) gjuan nga largësia, por topi shkon skaj pingules.
70′ Armend Thaçi (Gjil) shpërdoron rast të qind për qind, derisa i vetëm Sadiku, por gjuan jashtë porte.
65′ Pleurat Hajdini (Gjil) gjuan me kokë, por vetëm jashtë portës, tjetër rast ideal për shënim.
63′ Edon Sadriu harkon bukur brenda zonës për Pleurat Hajdinin (Gjil), por goditja e tij shkon pranë portës.
61′ Gëzim Rusi (Gjil) depërton bukur brenda zonës, por Thaçi nuk arrinë të realizojë në momentet e fundit.
60′ Jetmir Topalli (Vush) godet bukur me kokë, por pret ‘gardiani’ Kaçiu.
-Fillon pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!
36′ GOL. Jetmir Topalli realizon pasi u shërbye nga Maxhuni dhe 0-1.
32′ Labinot Osmani (Gjil) provon goditjen nga ndëprerja, por topi përfundon mbi portë.
27′ Armend Thaçi (Gjil) gjuan mbi portë nga afërsia.
25′ Edon Sadriu (Gjil) harkon bukur brenda zonës për Gëzim Rusin, i cili nuk arrinë të dërgojë topin në portën e zbrazët.
12′ Labinot Osmani (Vush) gjuan nga largësia, por me mund të madh devijon topin ‘gardiani’ vendas Donat Kaçiu.
09′ Jetmir Topalli (Vush) godet nga largësia, përfundon topi pak mbi portë.
07′ Betim Haxhimusa depërton në mënyrë fantastike duke pasuar për Edon Sadriun (Gjil), i cili shpërdoron rast të qind për qind.
-Starton ndeshja!

Gjilani: Kaçiu, Thaçi, Bekteshi, Kastrati, Turku, Shaqiri, Kosumi, Karabeg, Sadriu, Rusi, Haxhimusa. Kryetrajner: Arbnor Morina

Vushtrria: Sadiku, Halimi, Prishtina, Caka, Kutllovci, Veseli, Maxhuni, Shala, Topalli, Zabërxha, Osmani. Kryetrajner: Isa Sadriu.

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Imran Kabashi, Fatmir Abrashi, Nazmi Racaj

Stadiumi: “Dardania” – Ferizaj

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like