Sportet me dorë

Drita dërmon Feroniklin

Në xhiron e fundit të garave në volejboll ndër femra, Drita e Gjilanit me rezultat të pastër 0:3 ka ngadhënjyer ndaj Feroniklit nga Drenasi dhe me plot besim futet në garat e “Play-off” që do të nisin pas kësaj xhiroje.

Në setin e parë, Drita i ka kufizuar vendaset në vetëm 6 pikë, në të dytin gjilanasit ngadhënjyen me rezultat 18:25, kurse në setin e tretë rezultati ishte 14:25.

Vashat që drejtohen nga kryetrajneri Lorik Ilazi se nga cila pozitë do të startojnë në “play-off” nga e para apo e dyta varen nga ndeshja Skenderaj – M Technologjie që sonte zhvillohet në Skenderaj. Në rast fitoreje të Skenderajt, Drita do të mbeste në pozitën e dytë, kurse cdo rezultat tjetër e dërgon Dritën në pozitën e parë.

Si do që të jetë, Drita do të luftoj për titull deri në fund.

You Might Also Like