OPINION

Me këso zgjedhjesh, PDK-në në Gjilan do ta bëjmë lidere

Flurim Arifi

Me këso zgjedhjesh, PDK-në në Gjilan do ta bëjmë lidere

Të nderuar anëtarë, simpatizantë dhe aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës, në Gjilan!

Të nderuar qytetarë!

 

Përmes një gare zgjedhore demokratike dhe dinjitoze, me një konkurrencë vlerash, nëndegët e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, tashmë kanë përfunduar procesin zgjedhor të brendshëm,  të organizuar me korrektësi nga Komisioni Zgjedhor Lokal i Degës.

Nga pesëdhjetë nëndegë sa i ka gjithsej dega e PDK-së në Gjilan, procesin zgjedhor të rregullt e kanë përmbyllur katërdhjetë e nëntë nëndegë, ku kanë marrë pjesë rreth katër mijë delegatë për ti zgjedhur strukturat e reja përfaqësuese të nëndegëve.

Nga krejt ky proces zgjedhor, me kënaqësi mund të konstatoj se, nga elektorati i Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, është kuptuar qartë dhe drejt rëndësia që kanë këto zgjedhje për vet PDK-në dhe qytetarët e komunës së Gjilanit, në përgjithësi.

Në këtë kontekst, është kuptuar drejtë poashtu filozofia politike e PDK-së dhe përcaktimi, për reformë të shëndoshë, i liderit të saj z. Kadri Veseli, i konceptuar qartë në platformën politike “Dekada e re”.

Pra, vet fakti që në krye të nëndegëve në shumicë janë zgjedhur aktivist të ri, intelektual e profesionist të shkeqlyeshëm të profileve të ndryshme, flet për një interesim dhe angazhim serioz për qajse dhe mendësi të re në Degën e PDK-së në Gjilan.

Për të ardhur deri këtu, punën më të madhe e ka bërë Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve lokale të Degës dhe Ekipi zgjedhor, koordinues dhe monitorues në nivel qendror, për angazhimin e të cilëve shpreh falënderimin dhe konsideratën time te lartë.

Poashtu, shfrytëzoj rastin që publikisht ta falënderoj gjithë elektoratin e brendshëm të Degës së PDK-së në Gjilan, strukturat e deritashme të degës, për angazhimin dhe pjesmarrjen e tyre dinjitoze në të gjitha kuvendet zgjedhore të nëndegëve për ti zgjedhur përfaqësuesit e tyre më të mire. Ndërkaq, i uroj dhe i dëshiroj suksese njëkohësisht të zgjedhurve; kryetarët, anëtarët e kryesive dhe delegatët e nëndegëve që këto ditë i përfunduan me sukses kuvendet zgjedhore në nëndegën I; IV; V; VIII; X; XVIII; XXI; XXII; XXIII; XXIV; XXV; Kishnapole; Verbicë e Zhegocit; Kmetoc;  Livoç i Ep.; Llashticë; Miresh; Velekincë; Verbicë e Kmetocit; Uglar;  Cernicë; Ponesh; Llovcë dhe të nëndegës në Haxhaj.

Besoj fuqishëm në rrumbullaksimin me sukses të procesit zgjedhorë në tërësi, të degës së PDK-së në Gjilan.

Duke e bërë lidere Partinë Demokratike të Kosovës në Gjilan, bashkërisht, mund të bëjmë shumë për komunën tonë dhe më gjërë!

Faleminderit dhe me fat!

You Might Also Like