Futboll

Drita e Prishtina nderuan Rinor Bunjakun

Lojtarët e Dritës dhe ata të Prishtinës kanë nderuar Rinor Bunjakun, të riun gjilanas, i cili ditë më parë tragjikisht kishte ndërruar jetë në Zvicër.

Të gjithë lojtarët kanë vendosur nga një lule pranë fotografisë së Rnorit, në pjesën ku gjendeshin “Intelektualët”, tifozët më të flaktë të Dritës.

Ndryshe, Rinor Bunjaku është nip i Flamur Bunjakut, që është një nga bashkëpronarët e FC Drita.

You Might Also Like