Sportet me dorë

Fitore e ngushtë e KB Drita

Dy pikë më shumë se sa Istogu, ky ishte rezultati në fund të ndeshjes ndërmjet KB Drita nga Gjilani dhe KB Istogu. Kjo ndeshje që ishte e vlefshme për Kupën e Kosovës është zhvilluar këtë të mërkurë në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan dhe djelmoshat e Arben Bislimit këtë lojë e fituan me rezultat të ngushtë KB Drita 73-71 KB Istogu.

Gjatë tërë rrjedhës së saj  loja ishte e nivelizuar,  por në disa raste KB Drita shkoi deri 10 pikë epërsi  mirëpo djelmoshat e KB Istogu që drejtohen nga Fikret Shatrit arritën ta zbusin nē fund rezultatin në  vetëm 2 pikë. Vlen të ceket se fundori i KB Drita Besfort Fazliu shënoi 9 tre piksha gjithsej 27 pikë të gjitha nga vija 6,75. Kontribut në këtë ndeshje dhanë edhe basketbollistët e tjerë, të cilët paralajmërojnë edhe lojëra të tjera të pëlqyeshme.

You Might Also Like