Muzikë

Fitore të shumëfishta për Mollëkuqet

Siç edhe ju premtuam, Mollëkuqet dolën te fituara nga festivali ‘’Viva Italia’’ ne Rome. Trofe, qe mezi po i mbanin duart, Mollëkuqet dolën faqebardhe nga ky manifestim madhështor.
Çmimet qe ato rrëmbyen janë si ne vijim:
Ilda Nuhiu- Vendi i pare ne konkursin ‘’Folk Music’’, Vendi i trete ne
konkursin ‘’Pop Music’’, ndërsa ne konkursin Miss, u zgjodh ‘’Miss Beauty’’
Yllza Hasani – Vendi i dyte ne konkurset ‘’Pop Music’’, ‘’Folk Music’’,
‘’World Hit’’, dhe ne konkursin Miss u zgjodh ‘’Miss Buzeqeshja’’
Anesa Demaj- Vendi i dyte ne ‘’Folk Music’’, dhe vendet e treta ne ‘’World
Hit’’ dhe ‘’Pop Music’’
Agnesa Sejdiu- GRAND PRIX ne kategorine e saj, dhe Dy Vendet e para ne
‘’Pop Music’’, dhe ‘’World Hit’’
Klea Dina- GRAND PRIX ne kategorine e saj, dhe Dy Vendet e para ne ‘’Pop
Music’’, dhe ‘’World Hit’’
Edisa Ahmedi- Vendi i pare ne konkursin ‘’World Hit’’, dhe Dy Vendet e
dyta ne ‘’Pop Music’’, dhe ‘’Folk Music’’
Lina Demiri- Vendi i pare ne ‘’Pop Music’’, dhe Dy Vendet e dyta ne
‘’World Hit’’ dhe ‘’Folk Music’’
Duke mos e harruar edhe artisten Ana Kodra nga Shqipëria, artiste qe ka
qene prezente ne shume organizime te Mollëkuqeve, e qe ne këtë festival fitoi
GRAND PRIX ne kategorinë e saj.
Mollëkuqet arritën qe te fitojnë edhe shume ftesa internacionale nga
drejtore te festivaleve te ndryshme ne bote si ne Meksike, Holande, Bullgari e
shume vende te tjera, arritje kjo me peshe shume te madhe, pasi qe përfaqësimet
ne bote po shtohen cdo dite e me shume, e bashke me to edhe përgjegjësia dhe
sukseset.
Por suksesi me i madh është qe ato tanimë kane fituar vetëbesimin dhe sigurinë
për çdo hap qe marrin, kane eksperience dhe inteligjence muzikore, edhe pse
shume te reja ne moshe. Kjo fale menaxhimit delikat dhe shume te miremenduar te
Arta Haziri-Nuhiu, qe i kushton gjithçka Mollëkuqeve, dhe bashke po shpërthejnë
gjithandej.
Përderisa jemi te faleminderimet, nuk mund te harrojmë ta faleminderojme
edhe drejtorin e këtij festivali Armando Gugasyan, per gjendjen e gatishmërisë
dhe për organizimin mbreselenes. Thank you Armando
Koha është e limituar, keshtu qe ne fillojmë punën menjëherë për hapat e
rradhes. Jemi plot motiv. E me e rëndësishmja, ne nuk njohim termin e ngopjes
nga sukseset!

You Might Also Like