Sportet luftarake

Fortesa Orana në finale të Grand Prix Croatia

Garuesja e Kosovës, karatiste e Klubit të Karatesë Dardania nga Gjilani, Fortesa Orana, është kualifikuar në finale në turneun prestigjioz Grand Prix Croatia, i cili po mbahet në këtë shtet.

Një njoftim të tillë e ka dhënë Maliq Maliqi, kryetar në KK Dardania të Gjilanit, i cili ka theksuar se kjo karateiste shumë e mirë, disa herë kampione e Kosovës, cilësitë e saja po i dëshmon edhe në Kroaci.

KK Dardania dhe sportistët gjilanas i dëshirojnë sukses Fortesës në finale.

You Might Also Like