Futboll

Gjilani e Drita mbesin në objektivat e veta

-Mbyllet ndeshja!

90+’ Endrit Krasniqi (Dri) largohet nga loja për ti liruar vendin Leutrim Kryeziut.

90′ Gëzim Rusi (Gjil) provon gjuajtjen pas harkimit të Aliut, por pret Rexhepi.

88′ Ergon Hyseni (Gjil) i lëshon vendin Altin Aliut.

85′ Endrit Krasniqi (Dri) tenton goditjen me kokë, por pret Kaçiu.

80′ Fisnik Papuçi (Gjil) gjuan nga distanca, por mbi traversë.

77′ Bujar Shabani (Dri) largohet nga loja për ti lënë vendin Haxhi Nezirajt.

71′ Edon Sadriu (Gjil) largohet nga loja për ti lënë vendin Hasan Hysenit.

68′ Reagon Bekim Isufi. Inkuadron në lojë Përparim Livorekën në vend të Astrit Fazliut.

61′ Filonit Shaqiri (Gjil) nuk mund ta vazhdojë ndeshjen pas një lëndimi. Në vend të tij inkuadrohet Edison Kqiku.

50′ Kastriot Rexha (Dri) gjuan me kokë pas harkimit të Musajt, por jashtë portës.

46′ Gëzim Rusi (Gjil) tenton goditjen nga afërsia, shpëton gol të sigurt Kuka.

-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!

46′ Gooool. Kastriot Rexha (Dri) ka barazuar rezultatin pas harkimit të Endrit Krasniqit, 1-1.

37′ Ndërhyrje e pakontrolluar e Xhevdet Shabanit  (Dri) në Gëzim Rusin (Gjil). Genc Nuza e “fal” vetëm me karton të verdhë.

35′ Gooool. Ergon Hyseni ka realizuar teksa ka shfrytëzuar në maksimum një pasim të Salih Kosumit për 1-0.

22′ Ylber Kastrati (Gjil) gjuan me kokë pas harkimit të Thaçit, por pranë portës.

15′ Edon Sadriu (Gjil) në tentim për të harkuar për pak sa nuk e ka befasuar ‘gardianin’ Rexhepi, i cili ishte me fat, pasi topi përfundon mbi traversë.

13′ Edon Sadriu (Gjil) gjuan afër zonës, por shpëton gol të sigurt Rexhepi.

08′ Kastriot Rexha (Dri) shkarkon të djathtën nga largësia, por topi shkon pranë pingules.

05′ Salih Kosumi (Gjil) gjuan nga distanca, por në vend Rexhepi.

-Starton ndeshja!
Formacionet zyrtare:

Gjilani: Kaçiu, Thaqi, Kastrati, Bekteshi, Papuçi, E.Hyseni, Shaqiri, Kosumi, Sadriu, Rusi. Haxhimusa. Kryetrajner: Alban Hyseni

Drita: Rexhepi, Kuka, Limani, Gërbeshi, Leci, B.Shabani, E.Krasniqi, D.Musaj, Xh.Shabani, A.Fazliu. K.Rexha. Kryetrajner: Bekim Isufi

Gjyqtarë: G.Nuza, F.Berisha, B.Selimaj, D.Çaka

Stadiumi: “I Qytetit” – Gjilan

 

You Might Also Like