Futboll

Isufi: Jemi ne ata që do të festojmë në fund

Kryetrajneri i Dritës Bekim Isufi nuk është ndarë i kënaqur me këtë barazim pasi që ishte një mundësi e mirë për tu shkëputur nga Prishtina, por ai po beson se Gjilani e ndali me qëllim skuadrën e tij.

“Po të luante dhe po të mobilizohej Gjilani në këtë mënyrë sikurse ndaj Dritës sigurisht se do të ishte duke luftuar për pjesën epërme të tabelës. E uroj Gjilanin për angazhimin dhe e kuptoj dëshirën për ta larguar Dritën nga titulli kampion pasi që këtë gjë kërkojnë ta mbajnë mend gjatë, por nuk do të kenë mundësi, pasi që ne jemi aty ku jemi dhe në fund do të kemi festë”, deklaroi Isufi.

 “Ishte e vështirë ta përsëritnim të njejtën ndeshje sikurse që e bëmë me Feronikelin, pasi që lojtarët hargjuan shumë energji. Por, sidoqoftë futbollistët treguan angazhim dhe dëshirë për të arritur fitoren. Ne do të mundohemi të marrim maksimumin e mundshëm në dy javët e rradhës kur luajmë në shtëpi dhe të shkojmë të qetë në ndeshen e fundit ndaj Prishtinës, pasi që ata nuk kanë përparësi as në ndeshjen e fundit”, tha Isufi.

You Might Also Like