Drita dhe Ferizaj kanë zhvilluar ndeshjen e fundit të xhiros së katërt në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës në Futboll. Në fakt kjo ishte ndeshja e parë për Dritën, e cila shkaku I ndeshjeve në Europa Conference League I kishte shtyrë tri ndeshjet e para.
Në një pjesëloja të parë pa shumë raste shënimi, Drita e ka mbizotëruar mbajtjen e topit, derisa Ferizaj është mbrojtur mirë. Mirëpo dy pakujdesi të Shabanit në minutën 34 dhe 35 e kanë lënë ekipin nga Ferizaj me një lojtar më pak në fushë. Ishin dy ndërhyrje të Shabanit, që e bënë atë të zverdhet dy herë dhe për t’u ndëshkuar më pas me të kuqin nga gjyqtari Mervan Bejtullahu.
Me gjithë përpjekjet e Dritës për të shënuar në pjesëlojën e parë një gjë e tillë nuk ndodhi dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0:0. /kryelajmi.com/.