Futboll

Gjilani do t’a ketë përkrahjen e “Skifterave” në Podujevë

Një numër i konsiderueshëm i adhuruesve më të flaktë të Gjilanit, “Skifterat” do të jenë të pranishëm në Stadiumin e Llapit në Podujevë, ku ekipi bardh e kaltër do të jetë mysafirë. “Skifterët” janë grumbulluar para tifo-klubit të tyre dhe bashkërisht, në mënyrë të organizuar do të udhëtojnë në Podujevë.

Gjilani e Llapi kishin një start të ndryshëm në stinën pranverore. Gjilani, humbi dy pikë disa sekonda para se të mbyllet ndeshja me Dritën, derisa Llapi, që mëton njërën nga pozitat e para, që në nismë përjetoi humbje dhe tashti mëton që pikërisht me Gjilanin të këndellet.

You Might Also Like