Futboll

Juniorët e Dritës më të mirë se ata të Gjilanit

 

Juniorët e Dritës, në derbin e qytetit kanë mundur bashkëmoshatarët e tyre të SC Gjilani me rezultat 4:1, gjë e cila i ka gëzuar Intelektualët, adhuruesit e tyre më të flaktë, të cilët kanë shkruar:

 

Sot djemtë̈ e rinj̈ të Dritës, dëshmuan edhe njëherë se qyteti ka një klub dhe dy ngjyra, gjithmonë deri në pafundësi!

Në një kohë pandemie, pa aktivitetin tonë të zakonshëm në tribina, pasditen e sotme Drita bëri krenar çdo an ëtar të grupimit tonë si dhe gjithë̈ qytetin, me djelmoshat e rinj̈ Bardhë e Kaltër që deklasuan rivalin periferik me shifrat 4:1.

Artiol REXHA me tre gola dhe Rinor ISUFI me një gol tjetër, ishin protagonistët kryesor të këtij triumfi madhështor.

Ne vetëm urojmë që këta djem̈ me këtë dëshirë dhe vullnet të vazhdojnë̈ rrugëtimin e tyre me Dritën, për të tjera suksese dhe emocione siç na bënë t’i përjetojmë sot!

 

You Might Also Like