Futboll

Hyseni: Mundi nuk na u shpërblye

Gjilani e ka dominuar lojën me Llapin, por ka pësuar shumë vonë dhe më nuk pati kohë që të kthehet në fushë. Se loja ishte në nivel e pranon edhe trajneri i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili tha se merituan më shumë nga kjo ndeshje.

“Kur nuk shënon pëson, kjo dihet. Pësuam një gol nga një vendosje jo e mirë e mbrojtjes. Ne patëm shumë nga loja, patëm raste, pati edhe një gol që është kontestues, por nuk arritëm që të nxjerrim ndonjë pikë. Realisht të gjithë nga pozita e pestë jemi ngushtë me pikë dhe tash cdo pikë është e domosdoshme”, ka thënë Alban Hyseni, kryetrajner i Gjilanit.

You Might Also Like