Futboll

“Intelektualët” patën një dedikim për ish-hendbollistin Agim Shkodra

Adhuruesit më të flaktë të Dritës, “Intelektualët”, të cilët përcjellin jo vetëm futbollin, por edhe ndeshjet tjera kur luan ekipi me ngjyrat bardh e kaltër, në ndeshjen me Gjilanin ishin shumë të zëshëm në përkrahjen e ekipit të tyre.

Në pjesëlojën e dytë, në një moment kur ekipi i tyre i zemrës po udhëhiqte, shpalosën një mbishkrim kushtuar portierit të hendbollit Agim Shkodra, i cili kishte ndërruar jetë javë më parë në Gjilan.

Në mbishkrimin e shpalosur nga “Intelektualët” shkruante “Gjithmonë në zemrat tona – Agim Shkodra”.

Të kujtojmë se Agim Shkodra ishte një hendbollist i njohur, i cili për disa vite me radhë kishte mbrojtur ngjyrat e HC Drita, kurse kishte qenë edhe trajner i shumë ekipeve kosovare, përfshirë edhe postin e përzgjedhësit të përfaqësueses së Kosovës në hendboll ndër femra.kryelajmi.com

You Might Also Like