Futboll

Kjo asnjëherë nuk i kishte ndodhur Dritës

Drita i ka zhvilluar dymbëdhjetë ndeshje, gjysmën prej të cilave në fushë të vet dhe në historikun e saj asnjëherë nuk i kishte ndodhur që i tërë ekipi të mos shënojë asnjë gol në fushë të vet deri në xhiron e gjashtë. Drita si vendase kishte zhvilluar ndeshje me Llapin, Hajvalinë, Gjilanin, Ferizajn dhe Prishtinën dhe në të gjitha këto ndeshje nuk ia kishte dalë të shënojë një gol të vetëm. Është dashur të kalojnë 476 minuta lojë para shikuesve të saj që Osmani të shënojë golin e parë. Me këtë gol akulli është thyer, ngase disa minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë i shënuar nga Maliqi, por megjithëkëtë ekipi bardh e kaltër nuk ia doli të del fitues.

You Might Also Like