Futboll

Gjilani shpëtoi krejt në fund

Ferizaj – Gjilani 1:1 (1:0)

Shënues: Panadiq 45+1’ – Ramadani 90+3’

Nga ndeshja në ndeshje, Gjilani luan me skenarë të njëjtë, mban topin në posedim, mundohet me topa të gjatë të organizojë në fund dhe rëndom kur pritet që të përfundojë pjesa e parë në aksionin e parë pranon gol. Kështu i ndodhi disa herë, i ndodhi edhe në ndeshjen e fundit me Ballkanin e i ndodhi edhe në ndeshjen e sotme me Gjilanin, kur i shënoi gol Ferizaj në minutën e parë të lojës shtesë.

Gjilani në pjesën e parë rrezikoi më shumë se ekipi vendas, pati më shumë nga loja, sikurse që pati një rast të mirë nëpërmjet qendërsulmuesit Solomon, por Ferizaj që më shumë u mbrojt, në fund të pjesës së parë organizoi një sulm paksa më të rrezikshëm dhe në të shënoi nëpërmjet lojtarit të tyre më të ri, Mateo Panadiq, i cili pas është shërbyer nga e majta nga Ramush Ramadani, me kokë dërgoi topin nën duart e Koliqit.

Gjilani e ka dominuar pjesëlojën e dytë, por pa raste të mira shënimi dhe krejt në fund ia ka dalë të barazojë nëpërmjet Ramadanit në minutën 90+3 të ndeshjes. Bile në fund Gjilani ka mundur t’a fitojë edhe krejt ndeshjen, por lojtarët e Ferizajt ia dolën disi të mbrohen dhe ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1:1

You Might Also Like