Futboll

“Vakitë” e Trepçës

Gjëra të çuditshme po e përcjellin Trepçën e Mitrovicës. Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Trepcës kishte filluar me gjysmë ore vonesë, ngase duke ardhur në Gjilan mitrovicasve u ishte prishur autobusi, andaj disi u riorganizuan dhe me vetura arritën në Gjilan. Krejt kjo bëri që shumë herët të pranojnë gol.

“Prej fillimit na përcollën probleme, mezi që erdhëm ngase patëm një defekt gjatë udhëtimit. Edhe fillimi i lojës na ka shkuar mbrapsht, morrëm gol prej 30 metrave dhe ndeshjen nuk e kemi zhvilluar mirë. Në fund gati se pa asnjë rast ia dolëm që të shënojmë dy herë e të nxjerrim një pikë”, ka theksuar Fidaim Haxhiu, kryetrajner i Trepçës që ka rikujtuar se në ndeshjet e kaluara kishin pasur shumë raste dhe kurrsesi nuk ia kishin dalë që të shënojnë.

Trepça ka edhe një bilanc shumë të çuditshëm, ngase nga 12 ndeshje sa i ka zhvilluar deri më tashti nuk arritur asnjë fitore, kurse ka gjashtë barazime e gjashtë humbje. Trepça po e pret ditën kur do të shënojë fitoren e parë dhe besojnë se një gjë të tillë do t’a arrijnë ndaj Llapit në fushë të vet.

You Might Also Like