Viti

Komuna e Vitisë shembull për komunat e tjera për aksionet mjedisore

Në vazhdën e organizimit të aksioneve vullnetare në pastrimin dhe mbrojtjën e ambientit qytetarët dhe rinia e komunës së Vitisë ka vazhduar të mobilizohet në aksionet mjedisore.

Një aksion I till por tashmë në numër të madhë të atyre që ishin pjesmarrës në këto aksione është zhvilluar dje në dditën e vikendit.Këtij aksioni I ka prirë vetë Kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti me qytetarë vullnetarë të shumtë të cilët gjatë tërë ditës kanë punuar në pastrimin e disa pjesëve të qytetit të Vitisë por edhe fshatrat Binqë, Kabash dhe Debellde, ku përveç se janë larguar mbeturinat janë mbjellë edhe drunjë dekorativ si dhe janë

vendosur tabele me mesazhe për mbrojtjen e pyjeve.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i falënderoj të gjithë vullnetarët të cilët gjatë këtij viti u janë përgjigjur dhe po u përgjigjen pozitivisht aksioneve të pastrimit në veçanti rinisë vitiase.

“ Dua të falënderoj të gjithë qytetarët tanë të cilët gjatë këtij viti ju janë bashkangjitur aksioneve të shumta mjedisore në veçanti të rinjve dhe të rejave tanë të cilët kanë bërë një punë të madhe.

Këto aksione po shndërrojnë hapësirat të mbushura dikur nga mbeturina në oaza të gjelbërimit. Ne kemi për obligim ta ruajmë ambientin tonë dhe ta shndërrojmë në gjelbërime, të pyllëzojmë dhe ta kultivojmë atë për gjeneratat në vijim që ata të kenë edhe një ambient më të mirë ashtu siç dëshirojmë të gjithë ne”, u shpreh Kryetari Haliti.

Duke folur mbi hapësirën pranë varrezave të qytetit dhe të fshatit Kabash që dikur ishte mbushur me mbeturina dhe barroja të egra ai tha se kjo komunë përveç pastrimit po e

shndërron këtë pjesë në një mjedis të gjelbër si dhe do të kujdesët në mirëmbajtën e saj.

Përndryshe Komuna e Vitisë, përgjatë lumit “Morava e Binqës” , prej fshatit Binqë deri në dalje të qytetit të Vitisë, është duke ndërtuar një shëtitore me hapësira të gjelbërta dhe një pjesë e saj pothuajse është në përfundim e sipër.

Më pas të gjithë ata që kanë marrë pjesë në aksionin e pastrimit të djeshëm kanë vizituar edhe fshatin malor Debellde, për të parë nga afër gjendjen e pyjeve në këtë pjesë. Kurse Besnik Shabiu, nga Shoqata “”Let’s Do it Kosova”, theksoj se Komuna e Vitisë duhet të merret shembull në aksionet mjedisore. “ Më të vërtetë Komuna e Vitisë duhet të merret si model e shembull edhe nga komunat e tjera për mobilizimet e tilla. Shpresojmë se këto mobilizime do të përshëndeten dhe do të shihen si një shembull për të gjithë territorin e Kosovës”, u shpreh Shabiu.

Në aktivitetin e djeshëm përveç pastrimit, janë rregulluar edhe disa hapësira, siç janë hapësirat te varrezat e qytetit, hapësira afër

xhamisë dhe kishës katolike në Kabash, pastrimi i shtratit të lumit “Morava e Binqës” përgjatë shëtitores në rrugën e Binqës dhe disa deponi bërllogu të vogla në rrugën e Debelldeut deri tek pika kufitare me Republikën e Maqedonisë.

Po ashtu janë vendosur edhe disa tabela me mesazhe për rëndësinë e mbrojtjes së ambientit dhe pyjeve.Aziz Zuka

You Might Also Like