Sporte të tjera

Kryetari Haziri pret në takim përfaqësuesit e Shoqatës së sporteve shkollore dhe Shoqatës së Çiklizmit

 

Gjilan, 23 shtator 2021 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takime të ndara përfaqësuesit e Shoqatës së sporteve shkollore dhe të Shoqatës së Çiklizmit, në Gjilan.

Kryetari Haziri përgëzuar përfaqësuesit e Shoqatave për punën dhe angazhimin, në dobi të zhvillimit të aktiviteteve në të mirë të nxënësve dhe të gjithë adhuruesve të çiklizmit.

Haziri ka thënë se koordinimi dhe bashkëpunimi me të dy Shoqatat do të jetë i vazhdueshëm.

Në emër të Shoqatës së sporteve shkollore ka folur kryetari, Afrim Selimi dhe të Shoqatës së Çiklizmit, Ardian Demiri, të cilët kanë falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, bashkëpunimin dhe mbështetjen me të gjitha mundësitë e Komunës.

You Might Also Like