Sportet me dorë

KV Drita arrin finalen

Pasi ka mposhtur Skenderajn në ligë dhe praktikisht ka siguruar pozitën numër një në play-off, Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani, në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në Volejboll ka mposhtur ekipin prishtinas Prishtina Volej për të arritur finalen e madhe.

Ekipi gjilanas gjatë tërë lojës ka qenë më mirë dhe me plotë meritë ka ngadhënjyer, kështu që në finale do të ballafaqohet me Kastriotin e Ferizajt, ekip ky që në gjysmëfinalen tjetër ka mposhtur me rezultat të pastër 3:0 ekipin e Skënderajt.

Finalja e madhe pritet që sipas të gjitha gjasave të luhet në Ferizaj.

Drita do të përpiqet që për të satën hera radhazi t’a mbrojë këtë kupë, të cilën e kishte fituar edhe në vitet e kaluara.

You Might Also Like