Sportet me dorë

Nënkryetari Arbër Ismajli, krenar me suksesin e volejbollistëve

Krenari dhe arritje e jashtëzakonshme për kryeqytetin e kulturës dhe sportit, Gjilanin tonë, ku ekipi i meshkujve të Klubit Volejbollistik K.V “Drita”, kanë siguruar finalen e Kupës së Kosovës në Volejboll. Këta djelmosha po na e zbardhin fytyrën drejtë hapit të madh për ta sjellë Kupën e Kosovës në Gjilan.
Si institucione, jemi munduar që me forcat tona t’iu dalim sado pak në krahë për t’i mbështetur në fuqizimin e tyre. E dim që kurba e mbështetjes nuk është në relacion të drejtë me sukseset tyre të arritura, por, do të jemi bashkë për aq sa kemi mundësi ta bëjmë më të mirën për klubet e qytetit tonë.
Edhe përkundër gjendjes së rëndë pandemike, dhe vështirësive financiare për shkak të gjendjes së krijuar, kemi arritur që për këtë fundvit t’i ndajmë edhe rreth 70 mijë euro për mbështetje ndaj tyre.
Faleminderit djelmoshave të K.V “Drita” për gatishmërinë tuaj për ta sjellë titullin Kampion në Gjilan. ?
Arbër Ismajli

You Might Also Like