Sportet me dorë

Blinera Jaha gjeti klub të ri

Postim i KV Fushë Kosova:

TRURI I KOMBETARES PERFORCON FUSHE KOSOVEN

Blinera Jaha, lojtarja me e kerkuar ne kete afat kalimtar, nder lojtaret me te trofeshme ne Kosoves si ne aspektin individual po ashtu edhe me klubin, anetarja e kombetares A, perforcon klubin tone per sezonin e ri.

Blinera eshte emer i njohur per te gjithe komunitetin e volejbollit dhe dashamiret e ketij sporti jo vetem ne Kosove, pasi qe perveç qe shume here arriti te shpallet Kampione e Kosoves, fituese e Kupes se Kosoves, fituese e Kupes se FVK, Superkupes, ajo kishe paraqitje edhe ne arenen nderkombetare me KV Driten dhe Kombetaren e Kosoves.

Si organizatore e lojes, pra me rolin e pasueses ajo gjithmone e bente diferencen per ekipin ku luante, andaj jemi te lumtur qe kete sezone pervojen e saj do te kemi ne klubin tone, ne menyre qe objektivat e ketij sezoni te i kemi me lehte te arritshme.

Blinera se bashku me pjesen tjeter te lojtareve, tashme bashkelojtareve te saj premtojne loje tejet cilesore dhe grinde ne secilen ndeshje ne menyre qe çdo trofe i mundshem ne kete sezone te jete ne duart e pampurave.

Mire se vjen Blinera, na prifte e mbara!

You Might Also Like