Sportet me dorë

Nëse nuk merren hapa urgjent, KB Drita vetëm do të mund të bëjë një shëti në Superligë

Basketbollistët e Dritës pas disa viteve janë rikthyer në Superligën e Kosovës në basketboll, por nëse urgjentisht nuk ndermirët diçka në përforcime me lojtarë të huaj, që tashti mund të konsiderohet si autsajdere dhe ekip që mund të largohet nga liga.

Kjo më së miri u pa që në nismë të kampionatit, kur Drita që ishte vendase u desh të luaj ndeshjen e saj në Prishtinë dhe që në start pësoi humbje të thellë me rezultat 56:124.

Palestra e Sporteve në Gjilan vazhdon të jetë e “okupuar” nga Ministria e Shëndetësisë, ngase aty edhe më tej po jepen vaksinat anticovid, kurse Drita duket se do t’a ketë edhe një problem shtesë.

Në çerekun e parë, Drita arriti të shënojë vetëm 8 pikë e Prishtina 35, andaj trajneri mysafirë pati mundësi që të luaj edhe vetëm me lojtarë vendorë, ngase dallimi në cilësi ishte shumë i madh.

Sa më shumë që zhvillohej ndeshja, dallimi në pikë shtohej e kur erdhi fundi ky dallim ishte prej 68 pikëve.

You Might Also Like