Sportet me dorë

KV Drita fiton Kupën e Kosovës në Volejboll  për vitin 2024

KV  Drita – KV Fushë Kosova (25:19, 25:23, 25:22)

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani është fituese e Kupës së Kosovës në Volejboll pasi që në finale ka mundur Fushë Kosovën me rezultat  3:0 në sete.

Në setin e parë, KV Drita gjatë tërë kohës ka qenë në epërsi, duke treguar një lojë të pëlqyeshme në fushë, me një mbrojtje të çeliktë, sulme të rrufeshme dhe lojë të mirë taktike.

Krejt ndryshe ka qenë në setin e dytë, në të cilin që nga fillimi vashat e Fushë Kosovës falë shërbimeve të lojtareve braziliane krijonin shkëputje në rezultat me një epërsi solide. Kështu ishte deri te rezultati 20:22 për vashat nga Fushë Kosova, por që KV Drita krijoi një seri të mirë prej 24:22 dhe e mori edhe këtë set me rezultat 25:23.

Lojë e njëjtë është zhvilluar edhe në setin e tretë, në të cilin kanë shkëlqyer lojtaret Sylejmani, Abdyli, Kadriu, Ramadani, Erbuga, Prenga, Canan, Hasani – Berisha, por edhe lojtaret zëvendësuese, të udhëhequra nga kryetrajneri Lorik Ilazi.

Lojtarja më e mirë e fazës finale është shpallur Dhurata Sylejmani,  kurse Kupën kapitenes së Dritës Adelajda Prenga – Ilazi ia ka ndarë kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci./kryelajmi.com/.

You Might Also Like