Futboll

Nuhiu: Lujtëm mirë në pjesën e parë

“Kemi zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë. Futbollistët kanë dhënë maksimumin në secilin repart dhe mendoj që me plotë meritë e kemi fituar ndeshjen. E kemi ditur që Drenica vjen pas dy humbjeve radhazi dhe do të kërkoj të këndellet. Por, presioni i lartë të cilin e kemi aplikuar, si dhe aksionet e shpejta në repartin ofansiv nuk i kanë dhënë fare kohë atyre për të reaguar”, ka deklaruar Nuhiu.

Më pas Nuhiu deklaroi se skuadra e tij ishte e fokusuar vetëm në përballjen ndaj Drenicës dhe se planifikimi i ndeshjes me Ballkanin fillon qysh nga kjo e premte.

“Përqendrimi ynë ishte te Drenica. Nga tani fillojmë të mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Ballkanit”, përfundoi Nuhiu.

Me fitoren ndaj Drenicës tashmë skuadra e Dritës lideron Superligën me 40 pikë, aq sa ka edhe Ballkani që të shtunën e zhvillon derbin e javës ndaj Prishtinës.

You Might Also Like