Futboll

Sejdiu: Në fushë po tregohemi joserioz

 

“Më brengos fakti që po tregohemi një ekip jo serioz në fushën e lojës. Të gjithë duhet tëe marrim pergjegjesinë, duke filluar nga une si trajner. Po dorëzohemi lehtë, pasi që tri ndeshjet e humbura, i kemi humbur në minutat e para të ndeshjes. Megjithëse kemi folur të jemi më të vemendshëm në pjesën e parë, ne jemi shfaqur në menyrë jo profesionale. Pa marrë parasysh që kemi patur të bejmë me tre kundershtarë mjaft të fortë në këto xhirot e para, jemi për çdo kritikë”, deklaroi Sejdiu.

Më pas Sejdiu deklaroi se pritet të ketë reagime edhe nga ana e stafit teknik, por edhe nga na e drejtuesve të klubit.

“Pritet të ketë reagim edhe nga ana ime edhe nga ana e drejtuesve te klubit. Fajtorët kryesorë janë gjithmonë trajnerët. Çdo gjë ka kufi dhe ka ardhur momenti i fundit që gjërat duhet ndryshuar, sepse situata është shqetësuese”, Gani Sejdiu

You Might Also Like