Viti

Organizata “ Dardania” dhe “Rotary Club Vitia” japin një donacion për nxënësit me nevoja të veçanta

Nxënësit me nevoja të veçanta të shkollës së mesme të ulët “ Bafti Haxhiu” janë gëzuar sot pasi që organizata “ Dardania” dhe “Rotary Club në Viti”, ju kanë dhënë atyre dhurata por edhe një donacion që përfshinë mjete të konkretizimit që do të ndikojnë për të mirë në procesin edukativo-arsimor, konkretisht në mësim nxënie. Donacioni në fjalë është mirëpritur nga personeli arsimor në krye me drejtorin e kësaj shkolle Mustafë Aliu.

Mustafë Aliu, drejtor i shkollës së mesme të ultë “ Bafti Haxhiu” në Viti, pasi që falënderoj donatorët tha se ky donacion do të ndikoj që nxënësit me nevoja të veçanta ta kenë edhe më lehtë mësim nxënien duke bërë me dije se ka raste kur nxënësit e tillë kalojnë në mësim të rregullt në klasë tjera. “ Kemi pasur raste kur nxënësit me nevoja të veçanta kanë arritur të vazhdojnë mësimin në klasë të tjera. Kurse ata që dalin në shkollë të mesme i kemi udhëzuar që të shkojnë në shkollat profesionale konkretisht në drejtime ku ka zanate të lehta për ta”, u shpreh Aliu. Ai tha se për shkak se këta nxënëse janë me nevoja të veçanta shpesh ndodhë që mjetet e konkretizimit të amortizohen më shpejt dhe pohoi se ky donacion ka ardhur në kohën e duhur.

Kurse Avni Ademi nga organizata “ Dardani” që përbëhet nga afaristë të vendeve të ndryshme të Kosovës, tha se këshilli i kësaj organizata ka dashur që në prag të fund vitit të ju ndihmojë fëmijëve me nevoja të veçanta. “Kemi vendosur që për fund vit të gëzojmë fëmijët konkretisht nxënësit me nevoja të veçanta në Viti. Me qenë se ata kanë nevoja më të veçanta se të tjerët dhe ky donacion ka ardhur pas vendimit të këshillit të organizatës sonë” u shpreh Ademi duke bërë me dije si në kuadër të këtij donacioni, ata kanë sjellë mjete të konkretizimit të cilat do të shërbejnë për mësim dhënie dhe mësim nxënie. E Ismajl Baftjari nga “Rotary Club Vitia”, tha se ata kanë menduar se përmes donacionit të tyre këta nxënës do ta kenë më lehtë mësimin.

“ Jemi munduar që përmes donacionit tonë që përfshinë një projektor dhe dy kompjuter të ju japim mundësinë pasi që këta nxënës e kanë edhe mësimin më specifik të kenë më lehtë mësim nxënie”, u shpreh Baftjari. Aziz Zuka

 

You Might Also Like