Viti

Filluan punimet në asfaltimin e rrugës së lagjes “Toplanë” të Skifterajt drejt Remnikut

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe zëvendësi i tij, Hasan Aliu ka vizituar sot fshatin Skifteraj të Vitisë, për të parë nga afër punimet që kanë nisur për asfaltimin e rrugës nga lagjeja e ” Toplanve” në Skifteraj e që lidhë me fshatin Remnik. Me këtë rast ai u prit nga disa banorë të cilët u shprehen mirënjohjes për këtë projekt infrastrukturor. Përndryshe kryetari Haliti, shtoje se kjo komunë do të vazhdojë të punojë në të gjitha lokalitetet e saja me projekte të ndryshme në rregullimin e infrastrukturës. Ky projekt u mirëprit edhe nga banorët e fshatrave Remnik e Skifteraj, duke vlerësuar si prioritet. Kjo rrugë ka një gjatësi prej mbi 1 kilometër e gjysmë. Aziz Zuka

 

You Might Also Like