Sporte të tjera

Osman Kuka fitues i turneut në shah

Nën organizimin e përbashkët të Federatës së Shahut të Kosovës dhe të Komunës së Vitisë, konkretisht të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti ,është mbajtur sot Turneu i Shahut “Flakadani i Karadakut 2018”. Nga gjithsej 77 garues të cilët kanë marrë pjesë nga vendet e ndryshme si Maqedoni, Medvegjë, Sanxhak e Kosovë fitues i këtij turneu doli Osman Kuka, vendin e dytë e morri Endrit Uruçi, në vendin e tretë u radhit Muhamet Asllani, e vendin e katërt e zuri Bedri Sadiku, të pestin Besim Kryeziu. Përndryshe këto gara janë zhvilluar në sistemin 13 xhiro nga / 5 minuta blic/. Hapjën e kësaj gare e kanë bërë me një lojë simbolike Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Milot Lala me Bedri

Sadikun, mjeshtrin ndërkombëtar të Shahut. Këto gara i ka vizituar edhe kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili i dëhshiroj mirëseardhje shahistëve të cilët kanë marrë pjesë në këto gare që po mbahen për nder të Manifestimit “Flakadani i Karadakut 2018”. Ndryshe, Drejtori Milot Lala dhe Zyrtari për Rini dhe Sport, Emrush Azemi bënë me dije se kjo drejtori po bënë përpjekje që garat në shah në të ardhmën të zhvillohen në nivel ndërkombëtar. Aziz Zuka

You Might Also Like