Viti

Pas një javë vetëizolimi IKSHPK-ja ka marrë mostrat për testim të ekipit mjekësor të Vitisë

Një ekip i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, ka qendru sot nww Viti dhe  kanë marrë mostrat e stafit mjeksor të Vitisë, të cilët për 7 ditë me radhë janë vetizoluar, si pasojë e kontaktit me pacientin e parë të prekur me Korona virus nga komuna e Vitisë. Siç bëri të ditur doktoresha Xhylsime Qamili, lista e atyre që do tu bëhen testet përbëhet nga 20 persona, përfshirë edhe tre të tjerë krahas 17 punonjësve të Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare në Viti.

Ndonëse analizat e mostrave të marra sot në Viti do të dalin më vonë, ende nuk është e qartë se edhe nëse rezultojnë me negativ, nuk dihet a do të qëndrojn në izolim edhe më tej. Ndërkohë gjendja shëndetsore e tyre është e mirë dhe asnjëri nga ata nuk ka shfaqur shenja të simptomeve që mund të jetë prekur me Cov19.Aziz Zuka

 

You Might Also Like