Viti

A ka shpresë që sa më parë të riparohet muri dekorues në Sheshin ”Mejdi Korrani” në Pozharan

Këta dy grumbuj të kubëzave që shihen në fotografinë tonë, deri para 15 muajve ishin pjesë e murit dekorues te përmendorja e dëshmorit të kombit Mejdi Korrani e që ky vend me ndërtimin e kësaj përmendoreje dhe murit rrethues dekorativ u pagëzua edhe Sheshi “Mejdi Korrani”.

Por, para afërsisht 15 muajve , një pjesë e këtij muri ku ishte edhe dera hyrëse u dëmtua rëndë nga një vozitës që  u vetëaksidentua dhe i shkaktoi dëme relativisht të mëdha  dhe deri më tash askush nuk ndërmori asgjë që këto kubëza të vendosën në murin dekorues dhe që i njejti të meremetohet.

Nën këta grumbuj kubzash gjendet edhe pllaka me emrin e sheshit e që po qëndron aty  për këtë kohe duke pamundësuar që kalimtarët apo qytetarët që  interesohen se kush është  heroi nuk ia dinë emrin. Shumë qytetarë të Pozharanit janë të mllefosur se  deri më tash askush nga institucionet nuk u interesuan që të meremetohet vendi i dëmtuar.

E një ndër ta që u prononcuar dhe ishte i irrituar se pse kjo nuk po ndodh, është edhe Orhan Alidema i cili ka lokalin e Frizerisë përball përmendores. Ai  shprehet se kjo neglizhence është për turp. Ai shpreson se diçka të ndërmerret sa me parë që të rindërtohet vendi i dëmtuar. Të themi se Orhani është një nga të rrallët qytetarë të Pozharanit, i cili vullnetarisht të thuash  cdo dite e shohim duke u përkujdesur për pastrimin e hedhurinave. .

Ai madje vullnetarisht ka vendosur në disa vende edhe shporta të hedhurinave .Orhani shprehet se do te ishte shume i gezuar që sa më parë Sheshi “Mejdi Korrani” në Pozharan të duket ashtu si  ishte para dëmtimit. Aziz Zuka

You Might Also Like