Futboll

Skifterat gëzojnë 11 familje

Sot, si çdo fundvit Skifterat realizuan aktivitetin tashmë tradicional për të begatuar sofrat në nevojë për 11 familje në kushte të rënda të jetesës !

Vërtetë gjendja në të cilën gjetëm shumë familje është e dhimbshme por zemrat na u mbushën plot dashuri nga buzëqeshjet dhe gëzimet e të gjithë atyre që i vizituam e në veçanti të fëmijëve të vegjël që prisnin dhuratat tona !

Falemnderojmë nga zemra të gjithë SKIFTERAT , subjektet biznesore, dashamirët dhe njerëzit e vullnetit të mirë të cilët na mundësuan pakot familjare ne vlerë mbi 1500 eu !

You Might Also Like