Futboll

Skuadra Gjilanit prezente në hapjen e 20- vjetorit të “Skifterëve”

Gjilan, 19 Nëntor 2019-Sot tifogrupi i skuadrës së Gjilanit, “Skifterët”, nisën manifestimin e 20- vjetorit të themelimit të grupit të tyre.

Në hapjen e evenimentit për 20- vjetorin e themelimit të tifogrupit, “Skifterët”, futbollistët e skuadrës së bashku me trajnerët e antarët e kryesisë së Gjilanit, ishin prezentë në ekspozitën e sotme, e cila u hap në ora 11:00 , me lokacion Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

Animi korrekt, ngjyrimi i ndeshjeve dhe hijeshia që i dhanë këta tifoz jo vetëm klubit të Gjilanit por edhe gjithë futbollit kosovar ndër këto vite të ekzistencës së tyre, ishin prezente nëpërmjet fotografive të vendosura brenda ekspozitës së sotme, e ku patën mundësi ti shohin të gjithë futbollistët dhe të pranishmit që ishin në ekspozitën e sotme.

Futbollistët dhe pjesa tjetër e skuadrës mbeten të kënaqur nga kjo ekspozitë e sotme, e cila atyre ju jep edhe më shumë motiv për paraqitje sa më të mira në fushën e lojës, që të shpërblejnë këtë besnikëri dhe mbështetje të tifozëve, që i dhanë skuadrës së Gjilanit ndër vite.

You Might Also Like