Sportet me dorë

Sonte ballafaqimi Drita – Kastrioti

Rivalet e vjetra, KV Drita nga Gjilani dhe KV Kastrioti nga Ferizaj, do të ballafaqohen sonte në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan.

Një kohë të gjatë këto dy ekipe kanë qenë rivalet më të mëdha në volejbollin tonë femërorë, por viteve të fundit është klubi gjilanas që dominon në këtë sport.

KV Drita është përforcuar me dy lojtare të huaja, një amerikane dhe një braziliane, kurse është kjo ndeshje që vije pikërisht para ballafaqimit të ekipit vendas në kuadër të Ligës së Kampioneve, ku KV Drita do t’a pres ekipin bullgar Maritza Plovdiv.

Ndeshja Drita – Kastrioti nis në ora 19 në Palestrën “Bashkim Selishta – Petriti”.

You Might Also Like