Sportet me dorë

Superliga A, femrat: Drita arrin fitore të vështirë kundër Skenderajt

Superliga A, femrat: Drita arrin fitore të vështirë kundër Skenderajt për ta vazhduar ecurinë e fitoreve
Drita ka vazhduar ecurinë perfekte këtë sezon, duke regjistruar një fitore tejet të vështirë si nikoqire e Skenderajt, në përballjen e vlefshme për xhiron e dhjetë të Superligës A, femrat.
Vashat “Intelektuale” arritën një fitore me rezultat 3-2 (17:25, 25:23, 25:21, 23:25, 15:04) në sete.
Pas kësaj fitoreje, Drita grumbullon 29 pikë në vendin e parë, ndërsa Skenderaj pozicionohet në vendin e dytë me 24 pikë.

You Might Also Like