Sportet me dorë

KV Drita është kampione e Kosovës në volejboll

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani, në konkurrencën e femrave është kampione e Kosovës në volejboll, ngase në ndeshjen e katërt finale e ka mundur KV Skenderajn me rezultat 3:0 në sete, në ndeshjen që është zhvilluar në Palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, shkruan kryelajmi.com

Volejbollistet gjilanase në asnjë rast nuk e kanë vënë në pikëpyetje këtë ndeshje, duke e dominuar fund e krye.

Vashat që udhëhiqen nga kryetrajneri Lorik Ilazi, nuk e bënë gabimin e ndeshjes së kaluar, por ndeshjen më me seriozitet dhe në fund arritën trofeun e lakmuar.

Kupën kapitenes së Dritës Adelajda Prenga – Ilazi ia ka dorëzuar kryetari i federatës së Volejbollit të Kosovës Bahri Gjinovci./kryelajmi.com/.

You Might Also Like